Facebook
WhatsApp

“Shtëllunga e fjalëve të tua…”/ Përplasje e fortë mes Ori Nebiajt dhe Eglës: Po kur të mbroja ty, si të dukeshin fjalët e mia

Opinionistja e Big Brother VIP, Ori Nebiaj është përplasur me banoren Egla Ceno, gjatë diskutimit për prishjen e miqësisë së saj me Heidin.

Teksa u pyet nëse e konsideron jashtë Heidin shoqe, Egla u shpreh se nuk e kupton pyetjen, duke iu drejtuar opinionistes “nuk e ke parë BB”.

Ori: Shoh ndryshimin e të gjitha relatave për hir të lojës. Nuk më bën farë çudi nëse ka debate mes aleatësh apo më shumë se kaq. Dua të nënvizoj një pyetje për Eglën, e ke konsideruar ndonjëherë shoqe reale Heidin?

Egla: Gjithmonë!

Ori: Të ka ndodhur njëherë ti kërkoje llogari të dashurit të shoqesh.

Egla: Cuni cipit baba capit, nuk e kuptova

Ori: E ke konsideruar shoqe

Egla: Nuk ke parë Big Brother!

Ori: E kuptoj që të vë në siklet, por nuk është ky qëllimi. Nëse do të më thuash, nëse unë shoh BB kuptoj që marrëdhënia është si lojtare jo si shoqe, duhet të thoje jo

Egla: Ti nuk e ke kuptuar Big Brotherin. Nuk arrimë dot në shoqëri…

Ori: BB është i bukur sepse është i pakuptueshëm

Egla: Vazhdo fol por nuk po të kuptoj,,, Ori nuk po të kuptoj pyetjen

Ori: Heidin jashtë do e kishe konsideruar shoqe? Kur ajo të thotë ty Egël e dashur, ta ka thënë copë. Ti zgjedh të shkosh në sulm

Egla: Shtëllunga e fjalëve të tua…

Ori: Kur të mbroja ty nuk ishin shtëllunga fjalët

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat