Facebook
WhatsApp

“Si munde të vish të më japësh frymë kur bota po ma merrte?/ Dedikimi i ëmbël i Sara Gjordenit për pritjen e ëmbël

Sara dhe Bardhi konfirmuan lajmin se do të bëhen prindër për herë të parë teksa ishin të ftuar në programin “Cherry on Top” me Bora Zemanin.

Ish-banorja e BBV3 ka zgjedhur që të jetë sa më pranë ndjekësve në rrjetet sociale, duke ndarë me ta momente të bukura gjatë pritjes së ëmbël.

Ditën e sotme Sara ka publikuar një video tepër të vecantë, përmes të cilës ka treguar ekon e bebushit si dhe fytyrën e lumtur të Bardhit. Bashkangjitur postimit, personazhi i njohur televiziv ka bërë një dedikim të ëmbël dhe mjaft prekës për bebushin që pritet të vijë në jetë.

“Po si ta falënderojë Zotin mami që erdhe ti o dritë? Si munde të vish të më japësh frymë kur bota po ma merrte? Si munde që në vend që e liga e mllefi të rritej brenda meje nga gjithçka po ndodhte, Zoti të solli ty dhe më tha Stop; rrit të mirën brenda teje! Si ta falënderojë mami Zotin që për kaq ditë ja plotësoi lutjet? Unë e di o frymë që ti je shenja më e madhe që më ka ardhur ndonjëherë nga qielli se asnjë e keqe nuk e thyen njeriun e mirë. Je shenja më e madhe e dritës, e shpresës, e forcës, e pathyeshmërisë sime! Je arsyeja pse mami çdo mëngjes i qesh babit se akoma nuk e besojmë sesi je mes nesh … Mami të është borxhlie gjithë jetën për forcën që i dhe! Asgjë që do të të jap në këmbim s’do e shlyejë kurrë”

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat