Një tjetër banor ka shprehur hapur pakënaqësi ndaj produksionit të “Big Brother Vip”. Meriton Mjekiqi në përfundim të spektaklit të djeshëm u shpreh i revoltuar nga batutat e Ledion Licos, pasi ai kishte refuzuar të vishte fustan, në kuadër të një skeçi që kishin bërë djemtë në shtëpi.
Në një video që po qarkullon në rrjet, Meritoni duket se nuk ka vendosur mikrofonin, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme. Ai madje ka insistuar të mos e vendosë atë edhe nëse në shtëpi vjen një zarf për ndëshkimin e tij.
“Nuk e ndez mikrofonin jo, nuk e ndez, a po më nin. Ndaç bini zarf të zi, ndaç bini zarf të kuq. Këtu nuk respektohet asgjë, dhe ju kërkoni që të ndez mikrofonin. Ta lëshojnë batutën për fustan si me hëngër fara, e veshe se veshe fustanin”, shprehet Meritoni.