‘BBV3’ ka sjellë dhe këtë edicion ‘Big Love’ nëpërmjet të cilit banorët surprizohen me mesazhe që vijnë nga miq,familjarë apo edhe fansa.
Mirëpo së fundmi në rrjet po qarkullon një mesazh i cili ka nxjerrë ‘sheshit’ produksionin duke treguar se mesazhet e ardhura prej fansave ndryshohen nga produksioni dhe shfaqen për banorë të cilët mund të mos kenë lidhje me atë mesazh.
Mesazhi që po qarkullon në rrjet lidhet me një vajze e cila tregon se është fanse e Heidit por pretendon se produksioni mesazhin e saj për të ia ka dhënë Françeskës.
“Turp ky mesazh është dërguar nga ne për Heidi Bacin dhe ju e shisni sikur është për Françeskën.Turp që keni ndryshuar emrat.T’iu vijë turp.”-ka shkruar ajo
Post Views: 64