Opinionisti Ronaldo Sharka e ka krahasuar situatën e Bardhit dhe Sarën këtë me atë të Luizit vitin e kaluar. Sipas tij Bardhi është munduar të ndjekë të njëjtën strategji me fituesin e vitit të kaluar. Ronaldo tha në Fan Club: “Unë Bardhin në këtë edicion e kam parë si një Luizinjo të Big Brother 3 duke ndjekur të gjitha strategjitë të mirëmenduara nga Bardhi. Lyerja e flokëve, gjetja e një partneres shumë shpejt dhe një deklaratë që jashtë duhet vite dhe muaj për ta thënë siç i the ti Sarës “je nëna e fëmijëve të mi”. Unë mendoj që ti Bardhi e nxore Sarën nga shtëpia duke mos e ndaluar që të futet në banjo”, deklaroi ai.
Ai iu referua pikërisht lyerjes së flokëve nga ana e Bardhit njësoj si Luizi vitin e kaluar, si dhe planit për të gjetur një partnere në këtë format duke i thënë asaj të njëjtën frazë që i thoshte Luizi Kiarës vitin e kaluar: ‘Je nëna e fëmijëve të mi’.
Opinionisti e quan situatën e Bardhit me menaxherin si një prej ngjarjeve më të shitura të showbizit momentalisht dhe pyet Bardhin: A ka të bëjë kjo me një skenar mes teje Sarës dhe Jetmirit për të shitur koncertet gjatë verës dhe klipet?
Ndërkohë që Bardhi i përgjigjet duke i thënë që nuk dëshiron të flasë fare për këtë pjesë.