Facebook
WhatsApp

Sonila Meço humb babanë, përlotet live moderatorja e Ferma Vip

Babai i gazetares Sonila Meço ka ndërruar jetë ditën e sotme. Meço nuk mundi të ishte e pranishme në spektaklin e sotëm dhe lajmin e trishtë e ka bërë të ditur moderatorja Fjoralba Ponari, e cila gjatë dhënies së lajmi është përlotur.

“Ajo ka humbur babain e saj dhe për shkak të kësaj fatkeqësie, ajo e ka pasur të pamundur të jetë e pranishme”, tha Fjoralba.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sonila shkruan se Tomor Meço u shua butë e paqtë pas disa javësh të vështira.

“Sonte presim të afërm, miq e të shtrenjtë, që duan të ndajnë dhimbjen me familjen tonë, megjithëse shumë janë larg, në vendet ku jetojnë e punojnë. Pritja bëhet në Memorial Home IJA, pranë spitalit pediatrik, duke nisur nga ora 21:00 sonte. Ceremonia funerale do të bëhet nesër, në ora 15:30, duke u nisur nga Memorial Home Ija për në varrezat e Sharrës. Faleminderit për çdo mesazh e mbështetje në këtë ditë të trishtë të shndërrimit të një burri të rrallë në një engjëll mbrojtës për mama Letën, Rezin, mua e të shtrenjtët tanë!” – shkruan Meço.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat