Facebook
WhatsApp

“Një super nuse”/ Prindërit e Romeos surprizojnë çiftin e sapomartuar, Heidi takon ‘vjehërrit’

Një moment emocionues ndodhi për Heidin dhe Romeon, të cilët u takuan me prindërit e banorit. Por para kësaj, Heidi bëri një bashkëbisedim me Ledionin në dhomën e rrëfimit, ku u tha:

Ledioni: A është e vështirë të sqarohesh me Romeon?

Heidi: Jo nuk është e vështirë. Është e vështirë të krijosh një lidhje këtu. Unë mendoj për jetën time jashtë. Filluam duke qeshur dhe të bënim gallatë bashkë dhe kjo ishte.

Ledioni: Ti jeton në Itali, me punë je jashtë. Kur e keni folur në fillim, Romeo të kërkoi të vish në Shqipëri, ndërsa ti i kërkove që të vijë ai në Itali. E folët këtë prapë?

Heidi: Është herët (qesh). Nuk është martesë prej vërteti.

Ledioni: Unë e kuptoj që sikleti është, por ju e dini ku jeni futur. Ne duam që publiku të mos ndihet i tradhëtuar. Kjo është arsyeja që ne nuk i kuptojmë. Nuk është qëllimi që ne t’iu vendosim në siklet.

Më pas ajo shkoi në dhomën e ndenjes, aty ku u surprizua nga prindërit e Romeos.

“Dasma na pëlqeu shumë. Heidi një super nuse, por dhe Romeo një yll”, ishin fjalët e të ëmës së Romeos për dasmën e djalit të saj dhe Heidit.

Më pas ata takuan dhe Romeon, me këtë të fundit që nuk i mbajti lotët. Pas takimit, Romeo filloi të hidhte disa batuta ndaj Heidit.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat