Noizy dhe Dafina, momentalisht dy prej zërave më të mirë dhe të dashur për publikun shqiptar kanë patur gjithmonë ulje dhe ngritje në marrëdhënien e tyre. Në 2018 u duk se ata lanë pas të shkuarën duke sjellë “A don love a don sex” që solli padiskutim komente të shumta dhe ishte një projekt vërtetë i suksesshëm.
Mirëpo pas kësaj ata zgjodhën përsëri të shkëpusnin marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe kjo për një keqkuptim që ndodhi mes tyre.Por siç duket ata kanë vendosur të hapin një kapitull të ri dhe ky është padiskutim një surprizë sidomos për fansat e tyre.
Një nga surprizat e “Alpha Show” do të jetë dhe Dafina Zeqiri dhe këtë e ka bërë me dije vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it. Ndryshe nga dy vitet e tjera, këtë vit Daffy do të performojë në skenën e “Alpha Show”.