Facebook
WhatsApp

“Të ruaja në BBV3, isha i shqetësuar”, babai i moshuar i bën mesazhin prekësë Ledjonës: Bija e babait të kam merak, je…

Ish-banorja e BBV3, Ledjona ka marrë një mesazh mjaft emocionues nga babi i saj në “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin.

Ai shprehet se është krenar për vajzën e vetë dhe se deri më tani nuk i ka sjellë asnjë shqetësim. Përsa i përket qëndrimit të saj në BBV3, ai shprehet se e ndiqte gjithë kohë, e ruante atë dhe shpesh herë ishte dhe i merakosur.

Babai i Ledjonës: Ledjona ti je krenaria ime. Të do babi shumë, kudo që ti ke qenë, ke shkëlqyer. Edhe në Big Brother shkëlqeve. Unë të shikoja derisa përfundonte emisioni, të ruaja, të shikoja dhe ta kisha merakun. Ti u solle shkëlqyer atje. Kudo që ke qenë babin ti nuk e ke shqetësuar për asnjë gjë, prandaj ti shiko një herë veten tendë, shiko vajzën, mos ki merak për neve, unë të mos e kem merakun për ty. Ti e di që babi bëhet merak. Pak të mos flas në telefon dhe them si është çupa, nuk kam folur, pyes mamin a ke folur, a ke folur ne telefon? E kam marrë thotë, mirë është. Ledjona bija e babait, ti e di qe unë juve ju kam pikë të dobët, ju dua shumë dhe ti babin e ke bërë krenar. Ju puth.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat