Facebook
WhatsApp

“Ti je budalla”/ Degradon debati, Egla bën me shkumë Meritonin dhe e lag me ujë, moderatori: Vjen era alkool, po më shqetëson

Debatet mes Eglës dhe Meritonit kanë vijuar edhe ditën e sotme. Ndërsa ajo ndodhej në vaskë duke u larë, Meritoni i është afruar dhe kanë nisur të flasin.

Gjatë bisedës, Egla e ka lagur me ujë dhe i ka hedhur shkumë në kokë dhe në fytyrë. Më pas ai i ka thënë se vjen era alkool dhe se ndoshta për shkak të kësaj sillet në këtë formë.

Meritoni: Nuk je shembulli që duhet mësuar

Egla: Ti po flet si fëmijë dhe do trajtohesh si fëmijë

Meritoni: Po më kërcënon? Çfarë duhet të mësoj nga ty? Pse më kërcënove? Po më lag, je duke më lagur me qëllim….

Egla: Nuk duhet të rrish këtu, është një vajzë në intimitetin e saj në vaskë… ti je budalla, budallait i hapet rrugë

Egla: Nuk duhet të më rrish përballë se jam duke u larë

Meritoni: Mos më prek, se i paske pirë nja tre gota dhe po të vjen era alkool

Meritoni: Po të vjen era alkool dhe po më shqetëson, ndoshta për shkak të alkoolit sillesh kështu?

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat