Facebook
WhatsApp

Ti je njeri i vogël/ Rinor Hykolli i bllokoi kanali në YouTube, reagon ashpër Tayna: Do bëj durim para mjeranëve

Pa u bërë 24 orë nga publikimi i këngës së reperes Tayna në Youtube në kanalin e saj zyrtarë klipi është bllokuar nga ish-menaxheri i këngëtares, Rinor Hykolli duke i marrë mbi vete të drejtat autoriale në kanalin zyrtar të reperes.

Së fundmi përmes një postimi në Instagram ka reaguar Tayna mbi bllokimi e këngës së saj duke u shprehur se çdo gjë është në dorë të drejtësisë.Ajo e quan Rinorin ‘mjeran’, e më tej, në postim u kërkon ndjesë publikut të saj, por shton se duhet durim për të rikthyer projektin e saj.

“Unë, për mua jam e Para!

Për vite kam punuar shumë në cdo disponim te mundshëm, në cdo gjendje emocionale/shpirtërore/shëndetësore pa u dorzuar kurrë e në ndërkohë këto vite, te tjerët i kan shijuar lehtë rezultatet e sukseseve të mia te cilat ju bënë atyre “ shpi “. Po shpija ime nuk kishte rëndësi. Shëndeti i familjarëve të mi vazhdon të mos ketë rëndësi per ta.
Në heshtjen e shumë njerëzve mësova shumëçka.
Ashtu si mbreti Artur, me shpatën e së vërtetës, dinjitetit dhe respektit për veten dhe të gjithë njerëzit që një zemër e kanë, dal me kraharorin hapur dhe bërtas: NUK bëhet dot njeriu i madh as me para, as me famë, e as me ligësi. Ti je njeri i vogël kur vjen në këtë Tokë për të vuajtur suksesin që kurrë s’ja ndeve aromën, ke ardhur për t’u kacavjerrë në xham ashtu si një kërmill pas shiu…
Po unë, do të të vrojtoj me durim, sepse unë jam e MADHE…

I kërkoj ndjesë dëgjuesve t’mi për videon e hequr, por unë e di që do më kuptoni, e bashkë me mua, do bëni durim para mjeranëve të cilët nuk lënë një rast t’u ikë, pa treguar sa të vegjël janë!
Un ja kam lënë në dorë drejtësisë edhe Zotit!”-shkruan Tayna.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat