Facebook
WhatsApp

“Ti të qëllosh Heidin edhe…”/ Romeo dhe Meritoni thurin planin për konkurrentët e “BBV”! Moderatori: Nesër të bëjmë show me ta, kot për qef

Aktori Romeo Veshaj dhe Meriton Mjekiqin kanë thurur një plan për banorët e “Big Brother VIP”.

Miqësia e dy djemve u kris brenda kësaj shtëpie, ndërsa disa ditë më parë dy konkurrentët bënë paqe me njëri-tjetrin.

Romeo dhe Meritoni teksa po bisedonin së bashku në verandën e shtëpisë, planifikuan një debat që do të bënin së bashku në prani të konurrentëve të tjerë.

“Ti duhet të ia kërcasësh njërit nga këta, Heidi të mbrojë njërin duke të qëlluar ty. Ti të qëllosh Heidin edhe flasim ne të dy pastaj”– tha Romeo, ndërsa Meritonit i pëlqej si ide plani i aktorit.

Pjesë nga biseda:

Romeo: Nesër ti kënaqim një çike ne

Meritoni: Nesër të bëjmë show me ta kot për qef

Romeo: A të thashë që të zihen përsëri ata

Meritoni: Po mendoj se është shpejt, se e kuptojnë ata. Më mirë do ishte sikur ta nisim herën tjetër

Romeo: O vëlla po të nisim me Heidin… Se po bëjmë si mjeshtra jo si lojtarë

Meritoni: Jo jo, më dëgjo ti mua e kalojmë këtë javë. Më dëgjo mua sa të qetësohen gjërat, në mes të debatit që ke ti me Julin ta kërcas unë ty, edhe këtu ja nisim

Romeo: Ti duhet të ia kërcasësh njërit nga këta, Heidi të mbrojë njërin duke të qëlluar ty. Ti të qëllosh Heidin edhe flasim ne të dy pastaj

Meritoni: Bravo, kështu…

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al