Facebook
WhatsApp

Top Channel “lan duart” me historinë e Liamit, e fton në emisionin e Grida Dumës

Mbrëmjen e sotme Top Channel ka vendosur të justifikojë veten në lidhje me arrestimin e papritur të Liam Mandiaros brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Grida Duma do të ketë të ftuar në emisionin e saj politik pikërisht Liam Osmanaj alias Mandiaro.
Po ashtu emisionin e sotëm do të kenë mundësi ta shohin edhe banorët e Big Brother, me ç’rast Top Channel do të lajë njëherë e përgjithmonë duart nga bomba që i plasi në prag, duke ‘sqaruar’ të gjithë opinionin publik për arrestimin e një banori për arsye që nuk kanë të bëjnë me lojën.
Në promon e emisionit thuhet se:
Pas një zhurme të madhe mediatike që shkaktoi arrestimi i tij, vetëm pasi u bë pjesë e shtëpisë më të madhe të Shqipërisë, sot në orën 21:45 në emisionin Top Story me Grida Duma në Top Channel do të zbardhet e gjithë dinamika e ngjarjes deri në arrestimin e tij.
Do të jenë përfaqësues të lartë të Policisë së Shtetit, avokatët e ish-banorit të Big Brother dhe analistë në studio që do të sqarojnë të gjitha pikëpyetjet mbi ngjarjen që shokoi opinionin publik. Emisioni Top Story njëkohësisht do të ndiqet live edhe nga banorët e Big Brother të cilët ende nuk kanë dijeni mbi motivet e largimit të Liam Mandiaro nga shtëpia.

E vërteta e shoqërimit nga Policia e banorit të Big Brother, Liam Mandiaro. Kur erdhi në Shqipëri dhe a kishte dijeni për problemet me ligjin? A ishte njoftuar për procesin gjyqësor ndaj tij dhe çfarë iu tha kur zbriti në aeroportin e Rinasit?

Dhe me këtë rast, në mënyrë që produksioni i BBV të dalë i larë nga kjo histori, Liami do të pyetet edhe se çfarë deklaroi përpara produksionit të Vëllait të Madh përpara se të hynte në shtëpi.

 

 

 

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat