Facebook
WhatsApp

Tregoi se Saimir Kodra i kërkoi favore s*ksuale, Egla Ceno-Julit: Do e bërtas sikur të gjithë botën ta kem kundër!

Egla Ceno teksa po bisedonte me Julian Dedën në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP”, ka treguar se asnjëherë do të lejonte një punëdhënës që ti kërkonte favore seksuale në punë.

Aktorja tha se do ta ngrinte zërin edhe sikur të gjithë botën ta ketë kundër, sepse nuk dëshiron një një burrë ti afrohet vetëm sepse është femër dhe e ka ves atë gjë.

“Mua nuk duhet të më ngacmosh në punë, nuk duhet të më kërkosh gjënë (për favore seksuale). Unë jam në anën time të drejtës dhe do e bërtas sikur të gjithë botën ta kem kundër unë këtë gjë do e bërtas. Mua nuk dua të më afrohesh vetëm sepse jam grua, vetem se je burrec, se e ke ves, sepse je qelbësirë. Ta shikosh gruan si objekt kënaqësie! Jo o vlla, edhe sikur të gjithë botën ta kem kundër, nuk më frikëson asgjë.”- tha Egla.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat