Facebook
WhatsApp

Trondit Julia Ilirjani: Unë dhe ime bijë jemi abuzuar sek*ualisht

Aktorja Julia Ilirjani gjatë qëndrimit të saj në Big Brother ka rrëfyer një histori tronditëse të saj dhe të të bijës.

Gjatë një bisede me banorët, Julia ka rrëfyer se është ngacmuar seksuakisht kur ka qenë 5-6 vjeç.

Po ashtu ajo tregoi për historinë rënqethëse që i kishte ndodhur të bijës në Amerikë, e cila ishte abuzuar seksualisht.

Julia tha se “ky ka qenë pikërisht momenti ku asaj i ka rënë qielli mbi kokë”.

Julia: Unë nuk kam qenë ndonjëherë në Polici, por kam denoncuar në Polici një rast abuzimi seksual verbal me minoren. Kur kam qenë e vogël, 5-6-vjeç, sigurisht që nuk e kuptoja se çfarë ishte, por e dija që ishte diçka që më vinte në siklet dhe nuk mund t’ja tregoja dikujt.

Për fatin e keq kjo i ka ndodhur edhe time bije kur ne kemi qenë në Amerikë nga një person i cili ndenji, me demek, afër nesh. Ajo shprehja që ‘të bie qielli mbi kokë’ ka qenë pikërisht në këtë moment dhe pa hezitimin më të vogël unë kam bërë denoncimin.

 

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat