Facebook
WhatsApp

U arrestua për dhunë seksuale, lirohet pas disa orësh aktori i njohur francez

Lirohet Gerard Depardieu. Aktori i njohur francez, i cili akuzohet se për dhunë seksuale ndaj dy grave, u arrestua mëngjesin e sotëm.

Pasi u mor në pyetje për disa orë në komisariatin e Parisit aktori 75 vjeç u la i lirë. Mbi aktorin rëndojnë dy akuza, të paraqitura nga dy gra që kanë punuar me Depardieu në sheshxhirime, në vitin 2014 dhe 2021.

Në një letër të hapur, publikuar vitin e kaluar, ai tha: “Kurrë, kurrë nuk kam abuzuar me një grua”.

 

 

Një grua e përfshirë në incidentin e vitit 2021 pretendon se sulmi ndodhi në xhirimet e filmit “The Green Shutters”, i cili u publikua vitin e ardhshëm.

Avokati i saj tha për BFMTV se klientja e tij “po kalonte nëpër një korridor, ku z. Depardieu ishte ulur. Ai e kapi, e futi mes këmbëve dhe i preku trupin dhe gjoksin. Ajo ndihej krejtësisht e pafuqishme, e paaftë për t’i shpëtuar këtij sulmi”.

Në vitin 2020, aktori u akuzua për përdhunimin e aktores Charlotte Arnould, kur ajo ishte 22-vjeçare në vitin 2018. Çështja mbeti e hapur.
Një akuzë tjetër u ngrit nga aktorja Hélène Darras, por u pushua nga prokurorët për tejkalimin e statutit të kufizimeve.
Depardieu, gjithashtu, është akuzuar për sulm seksual nga shumë gra të tjera. Ai i ka mohuar akuzat dhe pretendon se çdo marrëdhënie që ka pasur ka qenë konsensuale.

Depardieu, i nominuar për “Oscar”, është një aktor i njohur në kinematografinë franceze dhe ndërkombëtare, me më shumë se 200 filma.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat