Facebook
WhatsApp

U përfol për lidhje me ish-konkurrenten e PP, Bes Kallaku reagon për herë të parë

Pas ndarjes nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj, lajm i cili vazhdon të bëjë bujë në media, aktori humorit, Bes Kallaku, prej disa ditësh është përfolur për një romancë të re dashurie.

Ai u tha se ka nisur një lidhje me ish-konkurrenten e “Përputhen”, Çiljeta Kormuzi.  Kjo pasi dyshja u shfaqën në një fotografi së bashku, gjë që solli dyshime se mes tyre mund të kishet diçka më tepër sesa miqësi. Megjithatë në një prononcim për Anabel, aktori i humorit hodhi poshtë këto aludime.

“Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel”, u shpreh ai.

Këngëtari ndër të tjera theksoi: “As nuk kam pikën e lidhjes me të! Më mbani larg këtyre lajmeve të stisura, ju lutem. Kam të tjera prioritete në jetë. Faleminderit”.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat