Facebook
WhatsApp

U zunë fort, por për Riken ky person mbetet fitues i ‘BBV’

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Rike Roçi po shijon eksperiencën post-Big. Sot, ajo ishte e ftuar në studion e “Wake Up”, ku foli më shumë për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por dhe shumë të pathëna të tjera. Ndër të tjera, Rike tregoi edhe emrin e banorit që sipas saj ka potencial për ta fituar Big-un.

“Me zemër do të doja që ta fitonte shoqja ime Roza Lati. Por që ka dhënë shumë në atë shtëpi është Juli. Sado u distancova dhe pata debate kohët e fundit, ai është 24 orë në lojë, e do më fort se të gjithë dhe e ka potencialin. Nuk e mohojmë dot, është lojtar i fortë. Mund të jetë kundër Romeos besoj. Me karaktere, këtë vit femrat kanë qenë shumë të forta. Por nga fundi nuk të lë Deda”

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat