Facebook
WhatsApp

“Vajzat italo-shqiptare janë skuthe”, Beniada bën për djersë të ftohta Kristin

“Unë shikoj një italo-shqiptarizëm. Këto gocat që vijnë nga Italia, çdo emision bëhen skuthe e më skuthe. Po shaj modelin që japin!”- është kjo deklarata që Krist Dragoti ka bërë pak kohë më parë kur ishte i ftuar në “Fan Club”, teksa fliste për Heidin duke thënë gjithashtu se ajo është një narciste e frikshme.

Ditën e sotme ai ka qenë i ftuar në emisionin “E Diell n’Trip”, me moderatoren Argjira dhe Beniada, ku kjo e fundit e cila ka jetuar për një kohë të gjatë në Itali, është përballur ditën e sotme me deklaratën që Kristi ka bërë lidhur me vajzat që vijnë nga Italia.

“Ti e fillove atë trend (drejtuar Beniadës), pastaj e mori kolegia ime Jori dhe po e prefeksionojnë, çdo vit po e gdhëndin atë…”- u shpreh Kristi.

Sakaq Beniada e vuri paksa në siklet teksa u shpreh se në përgjithësi Kristi iu vërsulet vajzave që ka qejf, por që s’ia varin.

Pra, mos ndoshta ai këtë deklaratë e ka bërë për të rënë në sy të Heidit?

https://www.instagram.com/reel/C7_mmgwtHtR/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

 

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat