Einxhel Shkira ishte e ftuar sot në “Cherry on Top “ me Bora Zemanin, ku foli për jetën si nënë, partnere dhe karrierën. Ajo që na befasoi ishte një letër surprizë për të nga Donaldi. Aktori i humorit me batuta dhe disa kujtime për debatet që kanë pasur në “Big Brother VIP Albania 1”, i kërkoi të bëjnë paqe.
“Përtej shakave, gjithmonë të kam vlerësuar dhe respektuar për karakterin luftarak. Ju përqafoj të treve. P.S.: Sinqerisht, vendin e dytë e meritoje ti, jo Iliri”, e mbylli letrën Donald Veshaj, duke shkaktuar të qeshura në studio.
Pra, Einxhel dhe Donaldi janë zyrtarisht të pajtuar pas zënkave të vazhdueshme që nisën në BBV1.
Post Views: 59