Facebook
WhatsApp

VIDEO-“Hapi sytë”/ Droni përkeqëson marrëdhënien e çifti, Heidi-Romeos: Po ta them troç…

Mbrëmja e këndshme mes Heidit dhe Romeos, nuk ishte dhe aq e këndshme. Vëllai i Madh kishte zgjedhur një ambient mjaft të kuruar për çiftin, për të kaluar disa çaste romantike, mirëpo në vend që të qëndronin nën shoqërinë e njëri-tjetrit, Romeo është parë disa herë të dilte nga dhoma.

Teksa Heidi ka qenë e vetme në xhakuzi, ajo i ka kërkuar Romeos të largohet pasi ishte tepër e mërzitur për shkak se ai nuk kishte zgjedhur të kalonte kohë me të, por të debatonte me Julin. Pas debateve të shumta, një dron ka qenë ai që ka tensonuar akoma më shumë marrëdhënien e tyre.

Në dron shkruhej:

“Stop maskilizmit, Romeo fallco, Heidi hap sytë”

Duket këto situata të njëpasnjëshme kanë sjellë një krisje mes çiftit. Heidi është shprehur se nuk ndikohet aspak nga ai dron por as edhe nga banorët e tjerë.

BISEDA:

Heidi: Fol të lutem se një dron është. Do flasësh apo nuk do flasësh?

Romeo: Nuk kam faj fare. Pyes veten se çfarë bëra gabim?

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat