Loredana Zefi nukpo e fshen dashurinë e madhe që ajo ka për futbollistin gjerman, Karim Adeyemi në asnjë vend ku çifti është i pranishëm, madje as në angazhime profesionale.
Edhe pse me një agjendë shumë të ngjeshur për shkak të karrierës së saj muzikore, Loredana gjen kohë edhe për të mbështetur dhe inkurajuar partnerin e saj, në çdo ndeshje.
Shprehja e saj e fundit e dashurisë erdhi përmes një videoje të publikuar në InstaStory, ku reperja zbulon ndjenjat e saj të forta për Karimin.
“Të dua më së shumti,” shkroi ajo në videon ku shihej duke qëndruar në tribunat e stadiumit. Në pamjet emocionuese, të dy të dashurit shkëmbejnë puthje të zjarrta, me futbollistin që afrohet pranë tribunës për të puthur të dashurën e tij shqiptare.
Post Views: 131