Facebook
WhatsApp

VIDEO/ “Më ke bërë xheloz…”, nga kush ishte mesazhi që Juli mori sot?

Pasditen e sotme, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqiptëri janë surpizuar me mesazhe të ndryshme nga fansat e tyre por edhe nga familjarët falë “Big Love”.

Ndër mesazhet e shumta, Juli ka marrë gjithashtu një mesazh edhe nga vëllai i tij, Mario, duke e bërë banorit të përlotet teksa e ka lexuar.

“A u lodhe? Më ke bërë xheloz sepse tashmë nuk je vetëm modeli im si prind, vëlla, bashkëshort, djalë, shokë por je model për të gjithë Shqipërinë. Ema dhe Domeniku janë shumë krenar për xhaxhi Julin. Mami është fansja më e zjarrtë. Të duam të qeshësh dhe fitues. Vëllai yt i vogël, Maro”, shkruhej në mesazhin e dërguar nga vëllai.

“Maro, të dua shumë. Të fala nga shtëpia. Ju dua shumë dhe ju përqafoj. Ju kujtoj cdo ditë. Ma puth mamin tek gusha”, ka thënë Juli.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat