Facebook
WhatsApp

Video/ S’ka më fshehje, Princ Leka dhe e dashura e tij e re shfaqen duke shëtitur të përqafuar

Pas një krize prej martesore Princ Leka dhe Elia Zaharia i kanë dhënë fund përfundimisht, madje dyshja ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ngjarjeve me përmbajtje dhune të ndodhura mes tyre dhe babait të Elias, Gjergj Zaharia.

Skandali në Oborrin Mbretëror solli një rrëmujë të madhe kudo nëpër rrjet, por siç duket kjo gjë nuk ka ndikuar aspak në jetën e Princit i cili së fundmi është kapur ‘mat’ me të dashurën e tij të re, fotografen Blerta Celibashin, duke shëtitur të përqafuar nëpër kryeqytet.

Rikujtojmë se disa ditë më parë një video qarkulloi kudo nëpër rrjet, e cila u rregjistrua nga vetë Princi, ku ish-bashkëshortja e tij, Elia, e qëllonte Princin duke pretenduar se ky i fundit kishte ushtruar dhunë mbi babain e saj, Gjergj Zaharian.

Çështja shkoi në Gjykatë ku të dyja palët akuzuan njëri-tjetrin, pasi dhe Princi ka akuzuar Elian së bashku me babain për dhunë në sy të vajzës së tyre të mitur.

Pasi të dyja palët u pajisën me urdhër mbrojtje po ashtu ditën e djeshme u mbajt një seancë, ku sipas vendimit, Gjergj Zaharia do të qëndrojë 100 metra larg Princit dhe ambienteve të Oborrit Mbretëror për 1 vit. Seanca e radhës u shty për në 27 mars.

 

 

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat