Facebook
WhatsApp

VIDEO/ “Të q*fsha robt, o p***robsh”, Albano Bogdo nuk përmbahet, ofendon rëndë arbitrin e ndeshjes Real – Bayern

Real Madrid u kualifikua në finalen e Champions League, pasi mposhti Bayern Munich me rezultatin 2-1 në “Bernabeu”. Një nga episodet më të diskutuara pas ndeshje ishte ai i minutave të fundit, kur aksioni i bavarezëve u ndal për offside, me goditjen e De Ligt që përfundoi në rrjetë.

Ky moment me shumë polemika, revoltoi lojtarët e Bayernit, por edhe tifozët. Një nga këta të fundit është edhe aktori i njohur i humorit Albano Bogdo. Albano është pjesë e Reality Show, “Ferma VIP” dhe gjysmëfinalen Real – Bayern e ndoqi prej aty.

Por, aktori i njohur reagoi shumë ashpër ndaj arbitrit kryesor në momentin që aksioni i Bayern Munich u çvlerësua. Bogdo, mjaft i revoltuar nisi të ofendone arbitrin.

“Ça ke mor, ça ke mor të q*fsha robt, mor p***robsh, të q*fsha motrën ça ke”, dëgjohet të thotë Albano Bogdo mjaft i mërzitur për rezultatin e ndeshjes.

 

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al