Duket se ndarja mes Romeos dhe Heidit është “vulosur”, spektaklin e sotëm. Aktori mendon se nominimi i Heidit për Vesën kishte target atë, pasi sipas tij ajo ka patur qëllim të largojë miqtë e tij. Nga sot ai thotë se Heidin do ta shohë vetëm si kundërshtare në lojë.
Vesa: Nëse nuk janë çift minimumi duhet t’i kenë të ndarë krevatet. Doja të zbuloja, nëse janë akoma çift apo është Heidi që po bën lojë me Romeon, mua apo të tjerët.
Ledioni: Ti e njeh Romeon, a nuk mund t’ja bëjë këtë pyetje atij dhe të mos e diskutoje me Erjolën. Nëse të ka dhënë përgjigje pse duhet ta vendosësh në pikëpyetje?
Romeo: Nuk e di çfarë të mendoj më. Më duket sikur gjatë gjithë kësaj kohe ja kam futur kot. Këtë ndjesi kam. Qoftë tek Vesa, qoftë tek Heidi unë e besoj që nuk ishte vesa “targeti” tek ai nominim, sepse dhe këto prapaskenat që po dalin po i shikoj sot
Mendoj dhe besoj që “targeti” jam unë. Sot besoj që, mendoja që kisha një shoqe dhe s’e kam. Gjërat janë shumë të thjeshta. S’më pëlqejnë justifikimet.
Vesa: Nëse unë dyshoj që ju keni bërë lojë e kam këtë të drejtë. Tani po mendoj që Heidi po bën lojë me ne të dy, me të gjithë.
Ledioni:Po dëmton Heidi lojën tënde në “BB”?
Romeo: Unë nuk kam dashur kurrë që as t’i bëhem pengesë, as ta dëmtoj, as ta prek emocionalisht. Kam patur përgjegjësi që nuk më takojnë por i marr se i ndjej dhe njëherë ta vendosësh tjetrin para vetes. Unë mendoj se të duash një njeri, duhet ta vendosësh atë njeri përpara vetes.
Heidi: Ne nuk flasim më dhe nuk kam patur mundësi ta shpjegoj këtë situatë.
Romeo: Tani e kam Heidin kundërshtare në lojë.
Heidi: Më vjen keq shumë dhe është në rregull. E prisja gjithsesi.