Pasi Daniel Craig hoqi dorë nga James Bond, fansat kanë kërkuar që aktorët e tyre të preferuar të marrin stafetën, por Henry Cavill la të kuptohej se roli mund të mos ishte për të. Është e kuptueshme që Henry Cavill është një aktor mjaft i talentuar dhe për miliona njerëz në mbarë botën ai do të mbetet gjithmonë Superman, edhe nëse filmat me “Man of Steel” nuk do të ishin aq të suksesshëm, shkruajnë mediat e huaja.
Megjithatë, shumë fansa kanë thënë prej kohësh që Henry Cavill do të ishte një James Bond i shkëlqyer. Kjo u dallua menjëherë pasi aktori me rolin e tij në filmin “Mission Impossible: Fallout” me Tom Cruise shkëlqeu dhe arriti të merrte një vëmendje shumë të madhe. Ka pasur gjithashtu shumë fjalë dhe thashetheme që sugjerojnë se Aaron Taylor-Johnson mund të luajë rolin e spiunit ikonik britanik.