Facebook
WhatsApp

Zbardhet vendimi i Gjykatës: Tre arsyet që çuan në ndarjen e Princ Lekës dhe Elia Zaharias

Elia Zaharia zyrtarisht e divorcuar nga Princ Leka. Mësohet se Gjykata e Tiranës, më 25 prill ka vendosur të zgjidhë martesën mes Leka Zogut dhe aktores së njohur. Në vendimin e zbardhur të gjykatës, të siguruar nga BalkanWeb thuhet se çifti ka bazuar kërkesën për divorc te tre arsye.

Konfliktet e vazhdueshme, mungesa e komunikimit dhe ndërprerja e bashkëjetesës duket se kanë qenë tre arsyet e forta të divorcit të çiftit.

Arsye të cilat janë pranuar si nga aktorja Zaharia ashtu edhe nga Leka, duke hedhur përfundimisht poshtë aludimet se tradhtia ishte shkak. Gjithashtu në këtë vendim është përcaktuar se Elia nuk do e mbajë më mbiemrin Zogu, por do të rikthej atë të vajzërisë, Zaharia.

Kujtojmë se në mars të këtij viti, Princ Leka dhe Elia Zaharia u përfshin nga një ngjarje e pazakontë. Ata paditën njëri-tjetrin për dhunë. Situata mori përmasat e një ngjarje serioze kur u publikuan pamjet e dhunës brenda Pallatit Mbretëror. Princ Leka, Elia Zaharia dhe babai i kësaj të fundit Gjergj Zaharia shkuan deri në përplasje fizike.

 

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat