Facebook
WhatsApp

Zbulohen opinionistët e Fermës VIP

Dy gazetarë të njohur dhe pikant në komentet e tyre do të jenë opinionistët e Ferma Vip. Sonila Meço dhe Enkel Demi do të na shoqërojnë çdo të hënë dhe të premte nga ora 21:00, duke dhënë komentet e tyre për 16 konkurrentët që do jenë pjesë e këtij reality show gjigand me producente Holta Dulakun.

“Unë kam jetuar në fshat. Babai im vjen nga fshati, ndërsa mami është vajzë qyteti. Ne kemi një shtëpizë në Dardhë dhe e kam shijuar shumë. Kam mësuar si mbillet, të bisedoj me mushkën. Energjia që ka Ferma dhe të jesh afër natyrës është luks”, tha gazetarja Sonila Meço.

Unë kam lindur në Tiranë, në një zonë periferike në atë kohë dhe në fund të pallateve kishte një fermë që ne shkonim për të vjedhur karrota. Falë zotit që është ky projekt dhe që u realizua ëndrra ime”, tha Enkel Demi.

Pjesë e “Ferma Vip” që moderohet nga Fjoralba Ponari dhe Bes Kallaku do të jenë Ditea Berisha, Renis Gjoka, Gordana Kingji e njohur me emrin e artit BabyGee, Gledis Gegaj, Rigelsa Cybi, Valer Kolnikaj, Elsa Lila, Florian Agalliu, Dijonis Biba, Çiljeta Xhilaga, Robert Berisha, Mariana Kondi, Niko Komani, Gloria Meshi, Xhesika Polo dhe Albano Bogdo.

 

 

 

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al