Facebook
WhatsApp

Zbulohet kur është finalja e madhe e Big Brother Vip

Finalja e Big Brother Vip 3 do të jetë më 25 maj. Banorët që do ti rezistojnë televotimeve të përjavshme, do të duhet të qëndrojnë në shtëpi për pak më shumë se një muaj.

Ndërkohë ky edicion ka patur surpriza të shumta ku njëra prej tyre ka qenë dhe kënga e publikuar sot nga banorët.

Banorët kanë “lënë shtëpinë” dhe kanë mbërritur të gjithë në studio, për të interpretuar këngën e tyre, në kuadër të 100 ditëve brenda në shtëpi.

Në një atmosferë elektrizuese ata kanë dhënë spektakël me interpretimin e këngës duke marrë duartrokitje të forta nga studio. Më pas janë rikthyer sërish në shtëpi.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al